Austria dëshiron të shtojë më shumë oligarkë në listën e njerëzve nën sanksionet e Bashkimit Evropian

15:42 | 16 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Austria dëshiron të shtojë më shumë oligarkë në listën e njerëzve nën sanksionet e Bashkimit Evropian për shkak të pushtimit të Rusisë në Ukrainë, tha të mërkurën zyra e kancelarit Karl Nehammer, duke përshkruar pozicionin e saj për raundin e pestë të sanksioneve të BE-së., transmeton arbresh.info.

“Më shumë se 800 persona janë tashmë në shënjestër të sanksioneve të BE-së. Tani po shprehim mbështetjen tonë për zgjerimin e kësaj liste dhe përfshirjen e më shumë njerëzve nga rrethi i presidentit rus”, citohet të ketë thënë Nehammer nga Reuters në një deklaratë.

Zyra e tij specifikoi se ai do të thoshte në veçanti “më shumë oligarkë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme