Austria është bërë vendi i parë i BE-së që e bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 pasi parlamenti i dha dritë jeshile këtij detyrimi, raporton Anadolu Agency.
Shumica e parlamentit austriak votoi në favor të projektligjit pavarësisht kundërshtimit nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë.
Detyrimi “hap rrugën drejt totalitarizmit në Austri”, tha kreu i Partisë së Lirisë Herbert Kickl.
Folësit nga radhët e qeverisë kritikuan deklaratat nga Kickl, duke e akuzuar atë për “përçarje të shoqërisë”.
– Vaksinimi i detyrueshëm fillon nga shkurti
Vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 në shtetin alpin do të nisë nga shkurti.
Nga detyrimi do të përjashtohen popullsia nën 18 vjeç, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje.
Në fazën e parë, ministritë përkatëse do të informojnë qytetarët për vaksinimin e detyrueshëm deri më 15 mars.
Nga data 16 mars, policia do të nisë kontrollin e statusit të vaksinimit të njerëzve.
Ata që refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19 do të përballen me gjoba ndërmjet 600 dhe 3.600 euro.
Rreth 72 për qind e popullsisë austriake janë vaksinuar plotësisht deri më tani.
Vendi me 9 milionë banorë ka regjistruar mbi 1,5 milion raste të koronavirusit që nga raportimi i rastit të parë në mars 2020. Gati 14.000 njerëz kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Austri.
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...