Pandemia që filloi në vitin 2020 ka goditur rëndë turizmin në Austri, e cila pësoi një humbje të madhe dhe numri i turistëve ka rënë dukshëm për herë të parë pas 50 viteve.
Për herë të parë në pesë dekadat e fundit, numri i qëndrimeve gjatë natës ka rënë nën 100 milion, transmeton portali arbresh.info
Hotelet regjistruan një rënie të numrit të qëndrimit gjatë natës me 35.9 përqind, nga 152.7 milion, në vetëm 97.9 milion, sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave.
“Mbyllja e hoteleve për shkak të pandemisë, kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit dhe karantina e detyrueshme kanë ndikuar negativisht në turizmin në Austri”, theksoi drejtori i Zyrës së Statistikave të Austrisë, Tobias Thomas.
Numri i mysafirëve në hotele, hostelet dhe objektet tjera turistike në të gjithë vendin kanë rënë me 45.8 përqind.
“Shifrat aktuale nuk janë befasi, por pasqyrojnë realitetin e muajve të fundit dhe situatën dramatike në të cilën ndodhet kjo industri,” tha Suzana Kraus-Ëinkler, kreu i shoqatës profesionale të hotelierëve në Dhomën e Tregtisë Austriake.
Vjena pësoi rënien më të madhe në numrin e qëndrimeve të natës, me një deficit prej 74 përqind në vetëm 4.6 milion qëndrime gjatë natës.
Gjithashtu, numri i turistëve të huaj është përgjysmuar./arbresh.info/
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...