Ushtria austriake ka filluar me trajnimin e qenve për zbulimin e personave të infektuar me coronavirus, ka bërë të ditur ministria austriake e Mbrojtjes.
Qentë trajnohen për të zbuluar të prekurit me COVID-19, madje edhe kur të infektuarit nuk shfaqin simptoma. Ministrja e Mbrojtjes, Claudia Tanner, ka theksuar se ky projekt është në fazën testuese.
Vera në Antalya – Ultra All Inclusive me çmimet më të lira në treg!
Një qen i racës “pastor belg” nga fundi i këtij muaji do të trajnohet për zbulimin e COVID-19 tek të sëmurët, më pas pason vlerësimi i këtij suksesi.
“Po, qentë tonë mund të zbulojnë gjëra të ndryshme, asgjë nuk është e re këtu. Ata zbulojnë armë, lëndë narkotike dhe eksploziv. Pasi që coronavirusi ka ngritur në këmbë botën, gjendemi në fazën testuese të ashtuquajturit corona-gjurmuesit”, ka shtuar ministrja.
Me nuhatjen e erës së molekulave të coronavirusit, qentë do të duhej të mësonin ta gjurmojnë atë erë. Ushtria austriake aktualisht ka 166 qen të racave të ndryshme
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë