Gjashtë të burgosur janë hospitalizuar me lëndime serioze pasi në qelinë e burgut u kanë vënë zjarrin dyshekëve dhe çarçafëve, në qendrën e paraburgimit në një stacion policor, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia austriake njoftoi se të burgosurit kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Policia e Vjenës ka thënë se 5 afganë dhe 1 iranian u përpoqën të bllokonin derën e qelisë me dollap duke lënë një mesazh të përbashkët lamtumirës për torturim për dëbimet e tyre.
Oficerët u përpoqën ta hapnin derën e qelisë me forcë. Rreth 70 zjarrfikës luftuan me flakët në qeli. Policia thotë se meshkujt e moshës nga 18 deri në 31 vjeç janë vendosur në kujdes intensiv.
Të paktën 14 persona, përfshirë dhe 3 policë janë trajtuar në vendngjarje për shkak të asfiksimit.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton