Në një stacion metroje në Vienë, dy gra të moshës 41 dhe 26 vjeç kanë ngacmuar një vajzë të re myslimane me preteksin se ajo e ka shkelur ligjin për ndalimin e burkës.
Policia është thirrë në vendin e ngjarjes pasi konfrontimi u bë fizik, shkruajnë mediat austriake, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënsi i policisë ka bërë të ditur se gruaja e mbuluar nuk i ka bërë rezistencë policsë dhe ka zbuluar fytyrën e saj për identifikim.
Megjithatë, policia ka marrë në pyetje vajzën e re pasi ajo ka shkelur ligjin duke u paraqitur me burka në vend publik.
Sipas ligjit të ri, ato që nuk respektojnë ligjin për ndalimin e burkës mund të merren në stacionet policiore për indentifikim, ndërsa ato që refuzojnë të zbulojnë identitetin mund të gjobiten deri në 150 euro.
Ndalimi u hartua nga Ministri i Integrimit dhe i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz dhe u miratua nga Parlamenti në maj./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje