Austri: Shfaqet rasti i tretë kritik pas vaksinimit me AstraZeneca

22:55 | 9 Mars 2021
Trina Galanxhi

Pasi dy raste kritike u raportuan javën e kaluar pasi u vaksinuan me AstraZeneca, kur një infermiere (49) vdiq dhe tjetra (35) mori një emboli pulmonare, një rast tjetër serioz pas marrjes së vaksinës AstraZeneca është shënuar në vend.

Rasti i ri është regjistruar në Styria, te një grua rreth të 50-tave, e cila nuk është vaksinuar me të njejtën dozë nga kontingjenti i marrë nga infermierët në Cvetl në Austrinë e Ulët, transmeton portal arbresh.info

Gruaja kaloi më shumë se dy javë në spital dhe duhej të lirohej sot. Ajo u vaksinua më 12 shkurt në Graz, pas së cilës kishte probleme me mpiksjen e gjakut dhe embolinë pulmonare. Ajo nuk ishte vaksinuar me serinë ABV 5300 që u tërhoq, por me një dozë nga një seri tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme