Ndalimi i burkës i cili hyri në fuqi më 1 tetor në Austri, ka ndikuar negativisht edhe tek muzikantët në rrugët kryesore të Vjenës raporton Anadolu.
Tre qytetarë rumunë që performonin muzikë në rrugë duke mbajtur maska të kuajve në Mariahilfer, në një nga bulevardet më të vjetër tregtare në vend, u paralajmëruan nga policia e Vjenës se ata duhej të hapnin fytyrat e tyre dhe të kryenin një përformim pa maskë për shkak të ndalesës së burkës që ka filluar në fillim të muajit.
Muzikantët të cilët nuk dëshirojnë t’i japin emrat e tyre në një deklaratë për gazetarin e AA-së thanë se që prej vitesh mbajnë familjet e tyre me performancat e tyre në rrugë dhe se turistët dhe qytetarët tregojnë interes për shkak të maskave që ata përdorin.
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...