Ministrja austriake e Punës, Familjes dhe Rinisë, Kristine Ashbacher ka dhënë dorëheqje, pasi u përball me akuzat se teza e saj diplomimit është plagjiaturë.
Studiuesi i plagjiaturave, Stefan Weber, akuzoi ministren Ashbacher se teza e saj e diplomës ishte plagjiaturë, kishte citate të gabuara dhe se ishte shkruar në një gjermanishte të keqe, transmeton portal arbresh.info
“Puna e saj e diplomuar në Shkollën Wiener Neustadt është nën çdo standard shkencor”, deklaroi Weber në blogun e tij.
Në deklaratën e saj, Ashbacher hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se punimet e saj me të cilat ajo fitoi tituj akademikë ishin gjithmonë të kompozuara në qëllimet dhe ndërgjegjen më të mirë dhe se ajo mbështetej në vlerësimin e profesorëve të njohur.
Ajo besons e ka të drejtë për një procedurë gjyqësore, ku edhe punimet e saj do të mund të kontrollohen nga institucionet kompetente.
Ashbacher beson se familja e saj është ekspozuar ndaj këtij sulmi, prandaj edhe ka vendosur që të jap dorëheqje.
Sipas mediave austriake, Ashbacher ka mbajtur pozicionin si ministre në qeverinë e Sebastian Kurz për një vit, ndërsa ajo ishte përballur me vështirësi në punë për shkak të pandemisë që rriti numrin e papunësisë në nivel rekord./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...