Një person që ka rregulluar imazhin e tij për t’i përngjarë liderit nazist, Adolf Hitler, është arrestuar.
Policia ka theksuar se 25-vjeçari e quan vetën Harald Hitler, transmeton portali arbresh.info.
I riu i veshur si Hitleri, me flokë dhe me mustaqe të njejta si dikatori, është parë nga shumë banorë lokalë, shkruajnë mediat lokale.
Ai gjithashtu është parë edhe në libraritë e vendit, duke shfletuar literatutë të Luftës së Dytë Botërore, madje thuhet se në një lokal ai është prezentuar si ‘Harald Hitler’.
Për mediat lokale policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se ‘janë në dijeni të rastit’ dhe se tashmë kanë lëshuar një urdhër arrest për të dyshuarin që ‘po ringjall ndjenjën e nazizmit’.
Incidenti vjen në mes të një mosmarrëveshje të vazhdueshme ligjore mbi vendlindjen e Hitlerit. Parlamenti autriak në dhjetor të vitit 2016 ka votuar për konfiskimin e shtëpisë së lindjes të diktatorit./Arbresh.info
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...