Google ADS

Australia vendos masa të rrepta mbi vizat e punës

21:19 | 18 Prill 2017
Trina Galanxhi

Australia do të prezentojë rregulla më të rrepta mbi vizat e punës për punëtorët e kualifikuar nga jashtë, tha qeveria.

Programi 457 i vizave është përdorur kryesisht për të punësuar punëtorë të huaj në restorant, IT dhe industritë mjekësore, për të cilat kryesisht kanë aplikuar qytetarë nga India, Britania e Madhe dhe Kina, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri i Australisë, Malcom Turnbull tha se ky ligj do shfuqizohet për të përcaktuar përparësitë për shtetasit australianë.

“Sistemi i ri do të jetë i dukshëm, në mënyrë rigoroze, i kryer me vendosmëri në interesin kombëtar”, ka deklaruar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme