Temperaturat në Australi janë ngritur për një mesatare maksimale prej 41.9 gradë celsius duke thyer rekordin e shënuar të një dite më parë.
New South Wales ka deklaruar shtatë ditë gjendje të jashtëzakonshme, transmeton portali arbresh.info.
Të martën, merkuri goditi 40.9C, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të 40.3 C i cili u vendos në 2013.
Kryeministrja e NSW Gladys Berejiklian njoftoi një gjendje të jashtëzakonshme ndërsa 2,000 zjarrfikës luftojnë me rreth 100 zjarre në të gjithë shtetin më të populluar të Australisë.
Gjysma e flakëve mbeten të pakontrolluara dhe zjarrfikësit po marrin mbështetje nga ekipe rezervë amerikanë dhe kanadezë dhe personel nga Forcat e Mbrojtjes Australiane.
Kriza e zjarrit ka parë rreth 3 milionë hektarë tokë të djegur në të gjithë vendin, duke vrarë gjashtë vetë dhe duke shkatërruar mbi 800 shtëpi./arbresh.info/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan