Ministrja Australiane e Komunikimit, Michelle Rowland ka prezantuar një ligj që ndalon fëmijët nën moshën 16 vjeç të hyjnë në rrjetet sociale si TikTok, Facebook dhe Instagram, në mënyrë që të mbrohen të rinjtë nga përmbajtja e dëmshme në internet. Platformat që nuk respektojnë këtë legjislacion përballen me gjobë deri në 33 milionë dollarë, shkruan AP.
“Ligji synon të vendosë një normë sociale që aksesi në rrjetet sociale nuk është një pjesë kyçe e rritjes”, tha Rowland, duke theksuar se siguria në internet është një sfidë e madhe për prindërit.
Pothuajse dy të tretat e adoleshentëve australianë kanë parë përmbajtje të dëmshme në internet, duke përfshirë dhunën, abuzimin me drogën dhe vetëdëmtimin, sipas hulumtimit.
Ligji mori mbështetje të gjerë politike dhe platformave do t’u lejohet një vit për të zbatuar kufizimin e moshës.
Rowland shtoi se ligji nuk zbatohet për aplikacionet e mesazheve apo lojërat online, të cilat nuk përdorin të njëjtat algoritme si rrjetet sociale. Ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve kanë shprehur shqetësimin se ndalimi mund të izolojë adoleshentët./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...