Qeveria e Australisë është zotuar të prezantojë atë që e përshkroi si legjislacion “udhëheqës në botë” për të ndaluar fëmijët nën moshën 16 vjeç nga rrjetet sociale.
“Rrjetet sociale po u bëjnë dëm fëmijëve tanë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.
“Kam folur me mijëra prindër, gjyshër, halla dhe xhaxhallarë. Ata, si unë, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tanë në internet”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se legjislacioni do të futet në parlamentin e vendit gjatë dy javëve të fundit të sesionit të këtij viti, duke filluar nga 18 nëntori, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Albanese tha se kufiri i moshës do të hyjë në fuqi një vit pasi të miratohet ligji – me platforma duke përfshirë Facebook, Instagram, X dhe TikTok.
Edhe YouTube ka të ngjarë të jetë gjithashtu brenda fushëveprimit të legjislacionit, ka njoftuar ministrja e Komunikimit e Australisë, Michelle Rowland.
Platformat do të penalizohen për shkelje të kufirit të moshës, por fëmijët e mitur dhe prindërit e tyre jo.
Nuk do të ketë përjashtime për fëmijët që kanë pëlqimin e prindërve, ose që kanë tashmë llogari.
Megjithatë, Albanese tha se do të kishte përjashtime në rrethana të tilla si nevoja për të vazhduar me qasje në shërbimet arsimore.
Ndërkohë, pronari i Facebook dhe Instagram, Meta tha se platformat do të respektojnë çdo kufizim moshe që qeveria dëshiron të vendosë.
Antigone Davis, shefja e sigurisë në Meta, tha: “Megjithatë, ajo që mungon është një diskutim më i thellë se si ne zbatojmë mbrojtjen”.
Më shumë se 140 akademikë australianë dhe ndërkombëtarë me ekspertizë në fushat që lidhen me teknologjinë dhe mirëqenien e fëmijëve nënshkruan një letër të hapur drejtuar Albanese muajin e kaluar duke kundërshtuar një kufi moshe të rrjeteve sociale si “një instrument shumë i hapur për të trajtuar rreziqet në mënyrë efektive”.
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...