Shkencëtarët e qeverisë australiane kanë filluar fazat e para të testimit për një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit SARS CoV-2, i cili shkakton sëmundjen COVID-19.
Agjencia kombëtare e shkencës australiane CSIRO tha të enjten se testimi në një strukturë biosigurie pritej të zgjaste tre muaj, transmeton portali arbresh.info.
Testimi është duke u ndërmarrë në bashkëpunim me Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI), një grup global që synon të ndihmojë në zhvillimin e shpejtë të vaksinave kundër sëmundjeve infektive në zhvillim.
CSIRO fillimisht do të testojë dy kandidatë për vaksina që janë zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe ndërmarrja amerikane e bioteknologjisë Inovio Pharmaceuticals. Kandidatët u identifikuan nga CEPI në konsultim me Organizatën Botërore të Shëndetit./arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...