Google ADS

Australia: Nëse Izraeli nuk ndryshon drejtimin, do të humbasë mbështetjen

13:27 | 12 Mars 2024
K.B

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong tha se nëse Izraeli nuk ndryshon drejtim, do të humbasë mbështetjen. Këtë deklaratë ajo e bëri në Samitin e Biznesit Australian Financial Review.

“7 tetori ishte një sulm terrorist dhe bota me të drejtë ishte shumë mbështetëse dhe afër Izraelit në atë kohë. Unë mendoj se bota është e tronditur nga situata aktuale… dhe unë do të thoja se nëse Izraeli nuk ndryshon kursin, do të vazhdojë të humbasë konsensusin.”, tha ajo.

Muajin e kaluar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re lëshuan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme