Australia do të vendosë një kufi moshe për përdorimin e rrjeteve sociale. Ligji është propozuar nga vetë kryeministri Anthony Albanese.
Anthony Albanese, kryeministër i Australisë: Mediat sociale po u bëjnë dëm fëmijëve tanë dhe është koha të veprojmë. Kam folur me mijëra prindër, gjyshër, halla dhe xhaxhallarë. Ata, si unë, janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve në internet. Mosha e propozuar nga qeveria jonë për të përdorur rrjetet sociale është 16 vjeç, ky vendim u mor në kabinet të hënën.
Projektligji do të hyjë në fuqi 12 muaj pasi të miratohet nga deputetët dhe nuk do të parashikojë përjashtime për fëmijët që kanë lejen e prindërve për të patur një llogari në rrjetet sociale.
Kryeministri i Australisë ka thënë se algoritmet e mediave sociale po u tregojnë fëmijëve dhe adoleshentëve përmbajtje të papërshtatshme.
“Ka gjëra që shfaqen në telefonin tim që nuk dua t’i shoh. Imagjinoni një fëmijë 14-vjeçar të pambrojtur,” ka shpjeguar më herët ai. Kompanitë e mediave sociale do të jenë përgjegjëse për t’u siguruar që përdoruesit e tyre janë mbi 16 vjeç ose do të përballen me ndëshkime./Klan News
Nesër AAK prezanton kandidatët për deputetë nga dega e Rahov...
Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat në Hagë
Sejdiu: Tottenham ka avantazh të lehtë ndaj Galatasaray
Biden garanton se do të ketë transferim paqësor të pushtetit
Dafina Zeqiri me bashkëpunim të ri, projekti muzikor titullo...
Edhe PDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik...