Qeveria australiane ka filluar largimin e stafit të ambasadës së saj nga Kievi, ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të saj që të largohen nga Ukraina.
Njoftimi ka ardhur pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton portal arbresh.info
“Tani ju këshillojmë të mos udhëtoni në Ukrainë, për shkak të rrezikut të konfliktit të armatosur”, thuhet në njoftimin e qeverisë australiane.
Edhe pse janë vendosur rreth 100 mijë trupa rusë në kufi me Ukrainën, Moska këmbëngul se nuk ka plane të sulmojë.
Qeveria australiane ka deklaruar se “kushtet e sigurisë mund të ndryshojnë në një njoftim të shkurtër”.
Qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë njoftuar tashmë se një pjesë e stafit të ambasadës dhe anëtarëve të familjeve të tyre do të tërhiqen nga Kievi për shkak të kërcënimit të sigurisë./arbresh.info/
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë