Australia propozon që deputetët të ofrojnë dëshmi se nuk kanë shtetësi të dyfishtë.
Ky propozim ka ardhur nga kryeministri, veprimi i të cilit po shihet si kërcënues i stabilitetit të qeverisë së tij, transmeton portali arbresh.info
Gjykata e Lartë muajin e kaluar skualifikoi pesë ligjvënës, duke përfshirë dy ministra të qeverisë, sepse shkelën një ndalim kushtetues 116 vjeçar ndaj shtetasve të huaj që marrin ulëse në Parlament, duke krijuar një krizë të paparë politike.
Kryeministri Malcolm Turnbull tha se kabineti i tij vendosi që të gjithë ligjvënësit duhet të japin dëshmi për Parlamentin se ata nuk janë shtetas të dyfishtë.
Turnbull i ka rezistuar më herët thirrjeve për shqyrtim të shtuar të statusit së shtetësisë së ligjvënësve. Kritikët e tij thonë se ai ka frikë të humbë më shumë ligjvënës për shkak të kontrollit të pasigurtë të qeverisë së tij ndaj Parlamentit./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...