Australia i vendos sanksione Presidentit të Bjellorusisë

00:39 | 25 Mars 2022
Trina Galanxhi

Australia ka vendosur sanksione ndaj Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe anëtarëve të familjes së tij.

Vendi ka njoftuar gjithashtu sanksione ndaj 22 individëve rusë që i përshkroi si “propagandistë dhe operativë të dezinformimit”, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info

Sanksionet e fundit përfshijnë redaktorë nga organizata të ndryshme, duke përfshirë Rusinë Sot, Fondacionin Strategjik të Kulturës, “InfoRos dhe NeësFront”, tha në një deklaratë Ministrja e Punëve të Jashtme Marise Payne.

Bjellorusia vazhdon të ofrojë mbështetje strategjike për Rusinë dhe forcat e saj ushtarake “në sulmin e tyre ndaj sovranitetit dhe integriteti territorial i Ukrainës”, shtoi Payne./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme