Google ADS

Australia his hetimet urgjent, pasi dosjet sekrete shtetërore u shiten një dyqan të dorës së dytë

22:24 | 31 Janar 2018
Trina Galanxhi

Qeveria e Australisë ka nisur një hetim urgjent pasi qindra dosje sekrete aksidentalisht i janë shitur një dyqani të dorës së dytë dhe më pas janë publikuar në media.

Kjo konsiderohet një ndër shkeljet më të mëdha të sigurisë së kabinetit në historinë e australisë, transmeton portali arbresh.info

Dokumentet kanë zbuluar punët e brendshme të pesë qeverive të periudhave të ndryshme kohore në vend.

Sekretariati i Departamentit të Kryeministrit ka filluar një hetim urgjent për të zbuluar rrethanat e incidentit.

Qeveria ka refuzuar të jap detaje më të hollësishme në lidhje me rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme