Australia ka shtuar presionin ndaj Kinës pasi nuk ka qenë transparente për dëmet që ka shkaktuar COVID-19, duke kërkuar që të hetohet krijimi dhe mënyra se si u shpërnda virusi në botë.
Koronavirusi besohet se doli nga tregu i kafshëve të egra në qendër të qytetit të Wuhan të Kinës vitin e kaluar. Virusi u shpërnda në të gjithë botën duke infektuar 2.3 milionë persona dhe duke marrë jetën e 160,000 personave, sipas kalkulimeve të Reuters, shkruan arbresh.info
Ministrja e Punëve të Jashtme, Marise Payne, tha se është e shqetësuar për transparencën e Kinës.
“Çështjet rreth koronavirusit janë çështje që duhet rishikuar dhe mendoj se kjo është gjëja me e rëndësishme që ne duhet ta bëjmë,” tha Payne për televizionin ABC.
“Në fakt, Australia do të insistoj në këtë gjë.”
Australia ka menaxhuar ta ketë nën kontroll epideminë para se ajo të mbingarkoj me pacient spitalet. Gjatë 24 orëve të fundit Australia ka shënuar 53 raste të reja me koronavirus duke rritur numrin e përgjithshëm në 6,586 të infektuar. Në Australi janë shënuar 71 viktima që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.
Payne ka kërkuar që të nis një hetim ndaj Kinës, duke tensionuar më shumë lidhjet në mes Australisë dhe partnerit të saj më të rëndësishëm tregtar.
Thirrja e Australisë për të zhvilluar një hetim mbi transparencën e Kinës mbi dëmet e koronavirusit ka ardhur pas kritikave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kinës./arbresh.info/
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse