Një vajzë 5-vjeçare i ka shpëtuar jetën vëllait të saj të vogël pas një aksidenti automobilistik që i mori jetën prindërve të tyre.
Tre fëmijët e vegjël mbetën të bllokuar në rrënoja për më shumë se dy ditë në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore rurale.
Në një deklaratë, Policia e Australisë Perëndimore tha se Land Rover Discovery i familjes u gjet të martën në mëngjes në Kondinin, rreth 280 kilometra në lindje të kryeqytetit të shtetit Perth.
Prindërit Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç, u deklaruan të vdekur në vendngjarje.
Tre fëmijët e tyre i mbijetuan aksidentit, por mbetën të bllokuar në automjet në temperatura të larta derisa u zbuluan nga një familjar i shqetësuar.
Familja prej pesë anëtarësh, duke përfshirë vajzën dhe dy vëllezërit e saj, të moshës 2 dhe 1 vjeç – ishte raportuar e zhdukur një ditë më parë kur nuk arritën në festën e Ditës së Krishtlindjes.
Një familjar i tyre ka treguar për mediat se vajza 5-vjeçare i shpëtoi jetën vëllait të saj më të vogël duke e liruar atë nga ndenjësja e fëmijës.
“Nëse nuk do të ishte 5-vjeçarja që e zbërtheu të vëllain nga shtrëngimi i sediljes ai ndoshta nuk do të ishte me ne sot. Ajo ndoshta nuk do ta dijë për disa vjet se çfarë ka bërë.”
Fëmijët qëndruan në makinë për 55 orë në nxehtësi 30 gradë Celsius ndërsa në automjet ishin po ashtu edhe trupat e pajetë të prindërve të tyre.
Ata u dërguan në spital me dehidrim të rëndë por jashtë rrezikut për jetën./A2/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist