Kryeministri australian Malcolm Turnbull i bëri thirrje operatorit postar shtetëror, që të rishikojë pagën që i jep shefit ekzekutiv.
Së fundmi, Senati australian zbuloi se Ahmed Fahour, njeriu që drejton postën shtetërore në Australi, fitoi 4.3 milionë dollarë për vitin 2016, mbi 10 herë më shumë sesa paga e vet kryeministrit.
Ky i fundit tha se paga e Fahour ishte tejet e lartë, duke qenë se bëhet fjalë për një institucion shtetëror.
Por posta e Australisë e mbrojti pagën e lartë të shefit të saj, në të cilën sqaroi se përfshihet edhe një bonus, meqë ishte pikërisht Fahour që i ktheu faqen këtij biznesi, që vetëm vitin e fundit doli nga humbjet.
Megjithatë, një rrogë kaq e lartë në një organizëm shtetëror ka bërë që politikanë nga të gjitha palët të thonë se paga e Fahour është shumë e lartë për një nëpunës civil.
Fahour nisi të punojë për postën australiane në vitin 2010 dhe, sipas kompanisë, në këtë biznes ka konkurrencë shumë të fortë, arsye përse edhe pagat duhet të jenë konkurruese. Zyrtarë të saj thonë se gara për klientët me “Fedex” dhe “DHL” është shumë e fortë dhe, nëse nuk pagujnë shumë më të mirët për të udhëhequr, humbjet janë të pashmangshme.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit