Një nënë dhe dy fëmijët e saj janë gjetur të vdekur, pasi makina e tyre u përplas në një lum për shkak të përmbytjeve.
Trupat e tyre janë gjetur në lumin New South Wales, të cilit iu rrit niveli për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, si pasojë e ciklonit Debbie, transmeton portali arbresh.info.
Vajza tjetër e familjes, tetë-vjeçare, ka arritur të arratiset nga automjeti dhë ka vrapuar në shtëpi për të kërkuar ndihmë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi viktimat, por mediat lokale kanë deklaruar se janë përfshirë një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare.
Gjatë përmbytjeve në Australi për shkak të ciklonit Debbie kanë humbur jetën edhe tre persona tjerë.
Vajza që i ka mbijetuar tragjeditë është dërguar në spital për trajtime mjeksore dhe më pas është ribashkuar me anëtarët e tjerë të familjes./Arbresh.info
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë