Siç thekson BBC, pemët eukalipt, një habitat i rëndësishëm i koalëve, u prenë në Victoria në një plantacion, ndërsa vetëm disa pemë janë lënë të paprekura
Dhjetëra koala janë gjetur të ngordhura ose të plagosura në Australi pasi buldozerët shkatërruan shumë pemë eukalipte.
Siç thekson BBC, pemët eukalipt, një habitat i rëndësishëm i koalëve, u prenë në Victoria në një plantacion, ndërsa vetëm disa pemë janë lënë të paprekura.
Pas incidentit, autoritetet australiane filluan një hetim për të gjetur autorët.
Zyrtarët lokalë theksuan se disa kafshë kishin ngordhur nga uria në disa pemë të mbetura dhe të tjerët ishin vranë nga një buldozer.
Lily D’Ambrosio, ministre e Mjedisit në Victoria, tha se ky është një rast shumë i pafat, duke paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që shkaktuan ngordhjen e koaleve.
Grupi Animals of Australia ka njoftuar se ekipet janë dërguar në vendin e ngjarjes për të shpëtuar sa më shumë nga këto kafshë të çmuara./AA
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...