Dhjetë persona kanë arritur të ikin nga burgu rajonal Greenough në jug të Australisë. Policia ka dërguar mesazhe tek opinioni duke paralajmëruar për rrezikshmërinë e këtyre personave.
Sipas autoriteteve, të gjithë të burgosurit janë kapur sërish, përveç 35 vjeçarit Bradley Silvester, që është ende në kërkim.
Dhjetë të arratisurit kanë shkaktuar zjarr në burg, duke arritur kështu të ikin përmes zyrave të stafit, pasi që kishin vjedhur edhe pajisjet e tyre.
Ata kishin sulmuar edhe zyrtarët e burgut me sprej kimik, deklarojnë autoritetet.
Të burgosurit kishin shkaktuar trazira duke lënë dëme të konsiderueshme materiale si dhe rrezikim të sigurisë publike.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...