Google ADS

Australi, arrestohet një person që planifikonte sulm terrorist në natën e Vitit të Ri

01:39 | 28 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Policia australiane ka arrestuar një person me dyshimin e po planifikonte të kryente sulm terrorist gjatë natës së Vitit të Ri në Melburn.

20-vjeçari do të akuzohet për vepra terroriste dhe pritet që të marrë dënimin maksimal me burg të përjetshëm, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Policia pohon se i akuzuari kishte planifikuar të shtinte me automatik drejt njerëzve në Sheshin e Federatës në qendër të qytetit.

Në deklaratën e policisë thuhet se nuk kërcënim të vazhdueshëm për publikun.

Vitin e kaluar rreth 500 mijë njerëz kanë festuar Vitin e Ri në qendër të Melburnit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme