Australi, 2,600 pasagjerë izolohen nga frika e përhapjes së koronavirusit

10:47 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Autoritetet australiane janë në procesin e gjurmimit të 2,647 pasagjerëve, të cilët kanë zbarkuar nga anija e quajtur Princesha të enjten, pas testimit pozitiv me koronavirus të tre pasagjerëve dhe një anëtari të bordit.

Anija e cila ka udhëtuar në mes Sidnej dhe Zelandes së Re, është konsideruar si më pak e rrezikshme sipas Kerry Chant, një nënpunës shëndetësor në Australi.

Ministri i Shëndetësisë Brad Hazzard, ka thënë se të gjithë pasagjerëve që kanë udhëtuar me këtë anije u është kërkuar të qëndrojnë 14 ditë të izoluar në shtëpitë e tyre. Sidoqoftë, autoritetet janë ende të shqetësuara se si “këta njerëz” kanë zbarkuar në vend pa dijenin se janë të infektuar me COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme