Bregdeti juglindor i Australisë prej disa ditësh i është nënshtruar shirave të dendur që kanë shkaktuar të paktën humbjen e 10 personave.
Sipas Sky News, shumë persona janë detyruar që të strehohen në çati për t’i shpëtuar ujit, transmeton portal arbresh.info
Rajoni është goditur nga përmbytjet më të këqija në dekada dhe mijëra njerëz janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kryeministri i Uellsit të Ri jugor, ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë bërë mbi një mijë ndërhyrje shpëtimi, ndërsa kërkesat për ndihmë kanë qenë rreth gjashtë mijë.
40 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen.
Më shumë stuhi parashikohet të mbërrijnë deri në fund të javës, ndërsa Agjencia Kombëtare Meteorologjike konfirmoi se reshjet totale në gjashtë ditë për Brisbane ishin 792.9 mm. Rekordi i mëparshëm, i vendosur në 1974, ishte 655.8 mm reshje në Brisbane.
Ekspertët kanë fajësuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu për përmbytjet që kanë kapluar Australinë./arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje