Aung San Suu Kyi përballet me akuzën më të rëndë të korrupsionit deri më tani

09:21 | 10 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Autoritetet ushtarake në Mianmar kanë akuzuar udhëheqësen e rrëzuar Aung San Suu Kyi për korrupsion, akuza më e rëndë e ngritur deri më tani.

Suu Kyi akuzohet për pranimin e parave dhe arit në ryshfet dhe përballet me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtore, transmeton portal arbresh.info

Ajo përballet me gjashtë akuza të tjera në lidhje me importet e pretenduara të paligjshme të radio doreve dhe nxitjen e trazirave publike.

Që nga koha e rrëzimit ajo është mbajtur në arrest shtëpiak dhe është parë vetëm gjatë paraqitjeve të shkurtra në gjykatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme