Kanë dalur në shitje atletet e veçanta të vrapimit të bëra me dorë nga bashkëthemeluesi i Nikes, Bill Bowerman.
Sipas Sotheby’s, vlera e tyre mund të arrijnë 1.2 milion dollarë në ankand, shkruan portali arbresh.info
“Këto atlete të rralla të pistave të bëra në vitet 1960 dhe modifikuar në fillim të viteve 70 përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të origjinës së markës Nike”.
Atletet u bënë fillimisht për sprinterin dhe olimpistin kanadez, Harry Jerome.
Jerome vendosi gjithsej shtatë rekorde botërore gjatë karrierës së tij dhe fitoi një medalje bronzi në Lojërat Olimpike Verore 1964 në Tokio.
“Dihet që ekzistojnë shumë pak çifte, njëra prej të cilave mbahet në Koleksionet Speciale dhe Arkivat Universitarë të Bibliotekës Knight në Universitetin e Oregonit”, shkruan më tutje në njoftim.
Dizajni unik u frymëzua nga një llambë e vendosur në një tryezë të Bowermanit në në Fossil, Oregon.
Ofertat në internet do të fillojnë më 23 korrik ditën e Ceremonisë së Hapjes së Olimpiadës Tokio 2020 – në Sothebys.com. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...