Një shpërthim në Rripin e Gazës ka pasur në shënjestër konvojin e kryeministrit palestinez Rami Hamdallah.
Hamdallah ka shpëtuar pa lëndime, mirëpo ka raportime për të tjerë të lënduar, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Mahmoud Abbas ka dënuar sulmin qyqar të konvojit dhe ka thënë se përgjegjës ishte grupi militant Hamas, i cili dominon në Gaza.
Hamas ka thënë se sulmi ishte një përpjekje për të dëmtuar sigurinë në Gaza dhe “bëjnë një goditje për përpjekjet për të finalizuar pajtimin” midis fraksioneve kryesore palestineze.
Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë vendosur veçmas pasi përçarja midis Hamasit dhe fraksionit të Fatah të zotit Abbas shpërthyen në dhunë në vitin 2007.
Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare në territoret e pushtuara një vit më parë dhe përforcoi pushtetin e saj në Gaza, pas largimit të Fatahut nga enklava./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...