Presidenti i Kinës Xi Jinping ka paralajmëruar homologun e tij amerikan “të mos luajë me zjarrin” lidhur me Tajvanin, teksa zhvilloi me Joe Biden-in një bisedë telefonike “të sinqertë” mbi marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ata që luajnë me zjarrin do të zhduken prej tij”, i ka thënë Xi Biden-it në lidhje me Tajvanin, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme kineze.
“Shpresohet se SHBA-ja do ta ketë të qartë këtë. Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë parimin e Një Kine (i cili njeh Pekinin si qeverinë e vetme të Kinës)”, ka thënë Xi, duke shtuar se “opinioni publik nuk mund të kundërshtohet”.
Pekini e konsideron Tajvanin si “provincën e tij të shkëputur”, ndërsa Taipei ka këmbëngulur për pavarësinë e tij që nga viti 1949.
Xi ka thënë se “përfundimet historike të çështjes së Tajvanit janë të qarta, dhe po ashtu edhe fakti dhe status quo-ja që të dyja anët e ngushticës së Tajvanit i përkasin të njëjtës Kinë”.
“Kina kundërshton me vendosmëri lëvizjet separatiste drejt ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe ndërhyrjes nga forcat e jashtme dhe kurrë nuk u lejon hapësirë forcave të ‘pavarësisë së Tajvanit’ në çfarëdo forme”, ka deklaruar presidenti kinez.
Pekini është zemëruar nga një vizitë e planifikuar në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.
Në një konferencë më herët gjatë ditës, Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, përsëriti “kundërshtimin e vendosur” të Pekinit ndaj vizitës së mundshme.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS