Një astronaut amerikan dhe një kozmonaut rus janë detyruar të bëjnë një ulje emergjente, pasi raketa ruse Soyuz u prish gjatë rrugës për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Pak pasi u nis nga Kozmodromi Baikonur në Kazakistan, Nick Hague dhe Alexey Ovchinin raportuan probleme me përforcuesin e raketës, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja u fut në “zbritjen balistike”, ku kapsulat e tyre u ulën disa qindra milje në veri të Baikonur.
Ata janë pritur nga ekipet e shpëtimit.
“Ekipet e kërkimeve dhe të rimëkëmbjes kanë arritur në vendin e uljes së anijes kozmike Soyuz dhe raportojnë se dy anëtarët e ekuipazhit … janë në gjendje të mirë dhe janë jashtë kapsulës”, tha agjencia amerikane e hapësirës Nasa.
Rusia tha se po pezullonte çdo fluturim të mëtejshëm me njerëz dhe një hetim për atë që kishte ndodhur kishte filluar./Arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...