Astronautet e NASA-s do të realizojnë shëtitjen e parë hapësinore të grave

13:50 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

“Shëtitja hapësinore vetëm me gra nuk ishte diçka që planifikuam me qëllim. Ajo ishte diçka që duhej të ndodhte përfundimisht për shkak të numrit në rritje të astronauteve femra”, tha NASA

Astronautet amerikane Christina Koch dhe Jessica Meir të NASA-s kanë vendosur të bëjnë histori duke realizuar sot udhëtimin hapësinor vetëm me gra.

Dyshja do të fillojë aventurën e tyre jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të zëvendësuar kontrolluesin e prishur të energjisë, e njohur gjithashtu si njësia e ngarkim-shkarkimit të baterive, tha NASA në një deklaratë të enjten.

Shëtitja e parë hapësinore ndonjëherë vetëm me gra nxiti interes të madh në opinionin publik, megjithëse është shëtitja e 221-të hapësinore e realizuar në mbështetje të montimit të stacioneve hapësinore, shtoi NASA.

“Shëtitja hapësinore vetëm me gra nuk ishte diçka që planifikuam me qëllim. Ajo ishte diçka që duhej të ndodhte përfundimisht për shkak të numrit në rritje të astronauteve femra”, tha NASA.

Shëtitja hapësinore pritet të zgjasë pesë deri në gjashtë orë, shtohet më tej.

Entuziastët e hapësirës mund të shikonin shëtitjen hapësinore drejtpërdrejt në TV NASA.

Ky moment historik ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të marsit i cili përfshinte Koch dhe astronauten Anne McClain, por përfundimisht u anulua për shkak të mungesës së hapësirave me madhësi të duhur.

Misioni i sotëm do të jetë misioni i katërt i Koch dhe misioni i parë i Meir. Që të dyja u zgjodhën si kandidate astronaute në vitin 2013 ndërsa në fluturimin e tyre të parë në hapësirë.

“Në të kalaurën gratë nuk kanë qenë gjithmonë në tryezë. Është e mrekullueshme të kontribuosh në programin hapësinor në një kohë kur të pranohen të gjitha kontributet dhe kur të gjithë kanë një rol”, ka thënë Koch më herët kur u pyet për rëndësinë e kësaj shëtitje hapësinore./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme