AstraZeneca redukton dërgesat e vaksinës

23:07 | 23 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kompania AstraZeneca i ka thënë Bashkimit Europian se do të jap më pak se 90 milionë doza të vaksinës së saj kundër koronavirusit në njësi në tremujorin e dytë, njoftoi Reuters, duke cituar një zyrtar anonim të BE-së.

Sipas zyrtarëve të BE, të cilët morën pjesë drejtpërdrejt në negociatat me prodhuesin britanik-suedez të ilaçeve, kjo do të thotë që AstraZeneca do të japë më pak se gjysmën e numrit të vaksinave të rëna dakord për furnizim në BE në tremujorin e dytë, transmeton portal arbresh.info

AstraZeneca ka shkaktuar “kokëdhimbje” për krerët e BE-së, pasi nuk ka qenë në gjendje të bëjë shpërndarjen e vaksinave sipas marrëveshjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme