Google ADS

Assange, “shumë i sëmurë” për të marrë pjesë në seancën e ekstradimit

21:55 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Themeluesi i faqes WikiLeaks, Julian Assange nuk ka arritur të jetë pjesë e seancës gjyqësore rreth ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara për shkak të gjendjes shëndetësore, ka thënë partnerja e tij.

Assange nuk ka marrë pjesë në seancën e 1 qershorit në Gjykatën në Londër “për shkak të shëndetit të tij dhe me këshillë të mjekut të tillë”, ka thënë Stella Moris, që ka qenë edhe avokate e tij në të kaluarën.

Assange, 48-vjeçar, shtetas australian, po kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, duke përfshirë spiunimin.

Gjykata në Londër ka thënë procedurat e ekstradimit të tij do të shtyhen deri në muajin shtator.

Aty po ashtu është thënë se zyrtarët gjyqësorë janë në kërkim të ndonjë hapësire për mbajtje të seancës së ekstradimit, e cila është shtyrë muajin e kaluar për shkak të shqetësimeve për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

WikiLeaks ka thënë se dështimi i gjetjes së një hapësire për seancat e ekstradimit përbën “parregullësi dhe mungesë të procesit të duhur”, për Assange-in, i cili po mbahet në një burg në Londër.

Organizata Reporterët pa Kufij ka thënë se Assange përballet me “shqetësime të vazhdueshme shëndetësore dhe rrezik të përballjes” më sëmundjen Covid-10, që shkakton koronavirusi në burgun në Bermarsh.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar Assange për publikim të dokumenteve ushtarake të klasifikuara më 2010.

Assange, avokatët e tij dhe mbështetësit kundërshtojnë transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi sipas tyre, atje mund të mos përballet me gjyq të drejtë.

Ai është arrestuar në prill në vitit 2019, pasi është strehuar për gati shtatë vjet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme