Assange rrezikohet edhe nga Ekuadori

21:00 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Jualian Assange gjendet para një pozite të vështirë, sepse nëse në Ekuador zgjedhje presidenciale i fiton lideri i opozitës, atij do t’i jepen vetëm 30 ditë për tu larguar nga ambasada e Ekuadorit në Londër.

Kandidati presidencial ,Guillermo Lasso, ka deklaruar se nëse ai i fiton zgjedhjet, do t’i kërkojë përzemrësisht Julian Assange që të largohet  nga vendi ku është strehuar për një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info

Për gazetën britanike The Guardian, ai ka thënë se njerëzit e Ekuadorit kanë paguar barrë të madhe.

Australiani Julian Assange ka jetuar brenda ambasadës për më shumë se katër vjet, duke besuar se ai do të ekstradohet në SHBA nëse largohet për t’u marrë në pyetje në lidhje me aktivitetet e WikiLeaks.

Një anëtar i ekipit ligjor të Assange tha se ‘Ekuadori si shtet ka detyrime vendore dhe ndërkombëtare ligjore për të mbrojtur refugjatët nga persekutimi’ dhe sipas tyre Ekuadori ka treguar guxim të madh.

Themeluesi WikiLeaks këtë javë bëri një thirrje të re në Mbretërinë e Bashkuar dhe autoritetet suedeze për të “rivendosur” lirinë e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme