Themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange ju refuzua të martën një kërkesë që ai kishte bërë, për heqjen e urdhër-arresti ndaj tij, që ai kishte menduar se do ta lironte nga strehimi i vetë imponuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Gjykatësja britanike Emma Arbuthnot e hodhi poshtë argumentin e avokatit të zotit Assange, sipas të cilit nuk ishte në interes të publikut mbajtja në fuqi e një urdhër arrestit për shkelje të rregullave të lirimit me kusht; Assange pati ai hyrë në ambasadë ekuadoriane 6 vjet më parë, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku ai kërkohej lidhur me një hetim që po zhvillohej ndaj tij për një rast përdhunimi; Suedia e mbylli hetimin vitin e kaluar.
“Unë mendoj se arrestimi është masa e pështatshme ndaj tij, edhe pse zoti Assange ka patur liri të kufizuar për disa vite”, – tha gjykatësja Arbuthnot.
“Të pandehur e liruar me kusht brenda vendit dhe persona të cilët përballen me ekstradimin, paraqiten vetë në gjykatë për t’u përballur me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Edhe Assange duhet të ketë kurajon ta bëjë një gjë të tillë”, – tha gjykatësja.
Arbuthnot tha se 46-vjeçari Julian Assange “duket se e sheh veten mbi rregullat normale të ligjit dhe dëshiron që drejtësia të funksionojë vetëm në favor të tij.”
Julian Assange ka thënë se ka frikë që arrestimi i tij mund të çojë në ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, për t’u përballur me akuza kriminale, lidhur me publikimin nga WikiLeaks të dokumenteve sekrete të ushtrisë amerikane dhe kabllove diplomatike në vitin 2010.
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Jeff Sessions, ka thënë se arrestimi i zotit Assange është “ një përparësi”.
Gjykatës në Britani i është thënë se Assange ka probleme me shëndetin: ai ka dhëmbë të prishur, ka dhimbje në shpatull dhe vuan nga depresioni. Duke patur frikë për sigurinë e tij, ai del rrallë në ballkonin e ambasadës, por shpesh merr pjesë në konferenca shtypi, ku flet për rastin e tij përmes videos.
Muajin e kaluar, Ekuadori i dha shtetësinë Julian Assange-it, i cili ka lindur në Australi./Voa/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...