Wikileaks premtoi se kompanitë e teknologjisë do të kenë akses ekskluziv në detajet e programit të luftës kibernetike të CIA-s.
Kjo faqe interneti publikoi së fundmi mijëra dokumente sekrete të asgjësisë amerikane të spiunazhit, përfshirë ato që pretendon se janë mjetet e CIA-s për sulme kibernetike.
Themeluesi i Wikileaks Julian Assange tha se pasi ishte menduar mirë, vendosi që dokumentet e tjera sekrete t’ia kalojë së pari komunitetit të teknologjisë. Sipas tij, kur këto mjete të CIA-s të nxirren jashtë loje plotësisht, atëherë do të publikohen detaje të tjera.
Wikileaks pretendon se CIA ka ndërtuar një arsenal gjigant programesh kompjuterike që janë të afta të sulmojnë dhe të infiltrohen në të gjitha sistemet apo pajisjet elektronike që përdorin njerëzit e zakonshëm. Ai shtoi se Wikileaks mban një pozicion neutral për shumicën e informacioneve që publikon, por këtë herë po mban një qëndrim të ashpër.
“Ne duam që të sigurojmë teknologjinë e komunikimit, pasi pa të, gazetarët nuk mund ta vënë shtetin para përgjegjësisë-deklaroi ai.
Kompanitë e teknologjisë si Apple apo Google, menjëherë pas publikimit të dosjeve thanë se po marrin kundërmasa për të luftuar çdo program që CIA mund të ketë krijuar.
Agjencitë federale amerikane kanë nisur një hetim për publikimin e dokumenteve, ndërsa CIA, duke sulmuar integritetin dhe fjalët e Assange, thanë se do të vazhdojë të grumbullojë informacione për të mbrojtur Amerikën dhe qytetarët e saj.
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...