Google ADS

Assadi në heshtje po ndihmon kurdët sirianë kundër Turqisë

22:34 | 11 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Kurdët që vazhdimisht janë mbështetur nga SHBA-të, në mënyrë indirekte po marrin ndihmë edhe nga një burim tjetër kundër Turqisë, nga Presidenti Bashar al-Assad.

Forcat pro-qeveritare dhe ato kurde që dikur kanë luftuar kundër njëra-tjetrës, tani janë bërë bashkë që të luftojnë kundër armikut të tyre të përbashkët, Turqisë, transmeton portali arbresh.info

Turqia, e cila e konsideron milicinë kurde të YPG në Afrin si një kërcënim në kufirin e saj jugor, filloi një sulm ajror dhe tokësor gjatë muajit të kaluar.

Duke kërkuar për të mbrojtur Afrin, kurdët i kërkuan Damaskut të dërgonte forca në veprim për të mbrojtur kufirin.

Qeveria nuk ka treguar shenja, por në mënyrë indirekte po ndihmon luftëtarët kurdë, civilët dhe politikanët që të arrijnë në Afrin përmes territorit që kontrollon ajo.

Ardhja e përforcimeve ka të ngjarë të mbështesë rezistencën kurde, të godasë forcat turke dhe të zgjatë një konflikt që po derdh burimet e fuqive ushtarake që e kundërshtojnë atë për kontrollin e territorit sirian.

Në mungesë të mbrojtjes ndërkombëtare, forcat kurde të Sirisë verior thonë se kanë arritur marrëveshje me Damaskun për të lejuar dërgimin e përforcimeve në Afrin nga zona të tjera të dominuara nga kurdët – Kobani dhe rajoni Jazeera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme