Gjatë një vizite në Idlib, zonë kjo e rikthyer nën kontrollin e ushtrisë siriane që nga fillimi i luftës civile në Siri, presidenti i këtij vendi Bashar al Assad e ka quajtur presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, “hajdut” për sulmet e kryera në verilindje të Sirisë, shkruan Reuters.
Assad u shfaq i rrethuar nga komandantë dhe ushtarë të shumtë. Mediat shtetërore kanë cituar Assadin duke iu referuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan si: “hajn i cili po vjedh tokën tonë”, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Turqia ka filluar këtë muaj operacionin ushtarak “Burimi i Paqes” kundër forcave kurde të YPG-së në verilindje të Siri, me qëllimin e vetëm që të çlirojë territorin që konsiderohet si “zona e sigurisë” përgjatë vijës kufitare me Turqinë dhe të rikthejnë refugjatët që kanë braktisur shtëpitë e tyre nga lufta.
Në anën tjetër presidenti turk i cili sot udhëtoi për në Rusi për t’u takuar me nikoqirin rus Vladimir Putin, ka kërcënuar se sot pas skadimit të armëpushimit të arritur mes tij dhe zyrtarëve amerikanë, ushtria turke do të reagojë më ashpër nëse pas orës 22:00 forcat kurde nuk tërhiqen nga zona e sigurisë përgjatë vijës kufitare me Turqinë, siç edhe ishte premtuar nga SHBA-të.
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...