Forcat e Bashar al-Assad kanë filluar sulme të reja ajrore në Ghoutan Lindore.
Numri i të vdekurve ka arritur në 527, duke përfshirë 129 fëmijë shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info
Sulmet janë kryer pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim, me qëllim që ndihmat mjeksore dhe ushqimore të arrijnë te civilët e bllokuar në zonën ku po zhvillohet luftë.
Forcat e Assadit nisën një fushatë të madhe bombardimi kundër enklavës në skaj të Damaskut një javë më pare.
Rusia është aleati kryesor i regjimit të Asadit dhe përmes një telefonave, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë kërkuar nga Vladimir Putin që të përdorë ndikimin e tij.
Ata i kanë kërkuar Rusisë që të ushtrojë presion maksimal ndaj regjimit sirian, në mënyrë që të arrihet një pezullim i menjëhershëm i sulmeve ajrore, ka deklaruar Merkel.
Thirrjeve për armëpushim i është bashkuar edhe Ati i Shenjtë, i cili ka theksuar se ajo që po ndodh në Ghoutan Lindore është “çnjerëzore”./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...