Assad: Sulmi kimik në Siri, 100 për qind trillim

15:31 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka përsëritur se qeveria e tij nuk kishte të bënte me incidentin e gazit kimik në fshatin e kontrolluar nga rebelët, ku mbetën më shumë se 80 persona të vdekur.

Pretendimet që forcat e tij me qëllim helmuan civilët janë “100 për qind trillim”, ka thënë presidenti, duke shtuar që qeveria siriane ka hequr dorë nga armët kimike si pjesë e marrëveshjes së 2013-ës, transmeton portali arbresh.info.

Assad ka mbrojtur pozicionin e tij në një intervistë nga transmetuesi AFP, në atë që besohet se janë komentet e para për mediat që nga ngjarjet e 4 prillit.

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar vdekjet në Khan Sheikhoun në provincën e Idlibit, sulm për të cilin shumica e agjencive të inteligjencës Perëndimore besojnë që ishte i qëllimshëm dhe i kryer nga qeveria siriane.

Damasku dhe aleatët në Moskë kanë mohuar që regjimi sulmoi fshatin me armë kimike./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme