Google ADS

Assad: Sulmi i SHBA-ve erdhi pasi e kuptuan që kanë humbur kontrollin

12:14 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania nisën një total prej 103 raketash kundër shënjestrave siriane, ka reaguar edhe presidenti Barash al-Assad.

Ai thotë se sulmi bashkon sirianët dhe rritë vendosmërinë e Damaskut për të vazhduar luftën kundër terrorizmit në çdo centimetër të vendit, transmeton portali arbresh.info.

Bashar Assad tha që sulmi i përbashkët kundër Sirisë erdhi, pasi që Perëndimi kuptoi që kishte humbur kontrollin e situatës në rajon dhe besueshmërinë në konflikt, transmeton portali arbresh.info.

Deklarata vjen disa orë pasi Assad u shfaq duke shkuar në punë me kostum dhe kravatë duke bartur një çantë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme