Google ADS

Assad “mund të evakuojë fëmijët e prekur nga kanceri”

20:18 | 23 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, është duke shqyrtuar një kërkesë për evakuuimin e shtatë fëmijëve me kancer, të cilët ndodhen në një zonë të rrethuar.

Sipas një organizate të bamirësisë britanike, Assad pritet të marrë vendimin javën e ardhshme, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Shtatë fëmijët janë në mesin e më shumë se 130 fëmijëve që kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor në Ghouta Lindore, e cila zonë vazhdon të mbahet nga rebelët.

Periferia e Damaskut ka qenë nën rrethim qeverisës për katër vjet.

OKB për javë të tëra është duke u përpjekur që të rregullojë evakuimet mjekësore.

Në sulmet ajrore të fundit, janë raportuar dhjetra civilë të vdekur, ndërsa mungesa e ushqimit ka dërguar në kequshqyerje të rëndë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme