Google ADS

Assad: Kërcënimet perëndimore po rrisin paqëndrueshmëri rajonale

21:38 | 12 Prill 2018
Trina Galanxhi

Kërcënimet nga Perëndimi po kontribuojnë vetëm në destabilizimin e Sirisë dhe të rajonit, ka deklaruar Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad.

“Sa herë që ushtria siriane arrin një fitore, disa vende perëndimore ngrejnë zërin dhe intesifikojnë lëvizjet e tyre në një përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve”, tha Assad, transmeton portali arbresh.info

Pas sulmit të dyshuar kimik në Douma, ku mbetën të vdekur 70 persona, SHBA-të dhe disa vende perëndimore janë zotuar se do të përgjigjjen me sulme ajrore, duke rritur kështu tensionet me Rusinë, aleatin e vetëm të Sirisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ushtria sirane ka marrë kontrollin e plotë në Douma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme