Google ADS

Assad dëshiron të vizitojë Korenë Veriore

21:01 | 3 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka shprehur synimin e tij për të vizituar Phenianin dhe për t’u takuar me udhëheqësin e vendit, Kim Jong-un, ka bërë të ditur gazeta e Koresë Veriore, Rodong Sinmun.

Assad bëri deklaratën gjatë një prezantimi të letrave kredenciale për diplomatët e sapoemëruar të Koresë së Veriut, sipas gazetës Rodong Sinmun,  transmeton portali arbresh.info

Presidenti sirian vuri në dukje se baza për marrëdhënie miqësore midis Damaskut dhe Phenianit ishte themeluar nga babai i tij, ish-udhëheqësi sirian Hafez Assad dhe shprehu besimin e tij se dy shtete koreane do të ribashkohen një ditë.

Assad gjithashtu u zotua të mbështesë kursin politik të Koresë Veriore dhe të rrisë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Për një kohë të gjatë, Siria dhe Koreja e Veriut janë nënshtruar presionit nga SHBA, veçanërisht në çështjet e zhvillimit të armëve bërthamore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme