Autoritetet kanë dhënë detaje të reja nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re. Pas shumë orë kërkimesh, nuk raportohet për të mbijetuar të tjerë.
Rreth 50 njerëz mendohet se kanë qenë duke udhëtuar në ishullin e pabanuar, i njohur si “Ishulli i Bardhë”. Të paktën pesë persona kanë humbur jetën.
Turistët u panë duke ecur brenda buzës së kraterit të Ishullit të Bardhë pak çaste para shpërthimit. Policia tha se 23 persona ishin shpëtuar, por paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Turistët u panë duke ecur brenda kraterit të vullkanit të ishullit Ëhite Island, momente përpara se të shpërthente.
“Bazuar në informacionin që kemi, ne nuk besojmë se ka të mbijetuar të tjerë në ishull,” thuhet në deklaratën e fundit të policisë.
Ishulli i Bardhë, i quajtur edhe Ëhakaari, është vullkani më aktiv i vendit. Pavarësisht kësaj, ishulli me pronësi private është një destinacion turistik mjaft i frekuentuar.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...